Autoritetet policore italiane kanë arrestuar dy shqiptarë të cilët rezutuan se kanë kryer mbi 70 vjedhje, duke përfituar 200 mijë euro.
Ndalimi i tyre u bë nga karabinierët në Santa Maria Capua Vetere dhe Casaluce.
Ata operonin në zona të ndryshme të Italisë, si edhe bashkëpunonin edhe me persona të tjerë.
“Ansa” shkruan se shuma totale e grabitjeve të kryera kap shifrën e 200 mijë eurove.
Hetimet, të cilat zgjatën 7 muaj, nisën pas 7 grabitjeve të kryera në amerano (Ancona) më 18 shkurt në shtëpi jo shumë larg nga njëra-tjetra.
Grabitjet ishin thuajse të njëjta. Grupi hynte në apartamente duke hapur dyert ose dritaret. Pasi bastisnin sendet me vlerë, iknin me makinë duke përdorur autostradat në zonë.
/a.r