Një magazinë me bimë mjekësore është e përfshirë nga flakët që nga orët e vona të së enjtjes, në Maminas të Durrësit.
Nuk ka pasur persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Menjëherë sapo kanë marrë lajmin për rënien e zjarrit, menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse nga Durrësi dhe nga Tirana. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.
Zjarri vazhdon ende në magazinën 5-katëshe. Në 2 katet e fundit zjarri është me intensitet më të lartë.
Që prej mbrëmjes së të enjtes, të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Durrësit, të portit dhe dy mjete nga Tirana po punojnë për shuarjen e flakëve.