Udhëtimi me traget në Liqenin e Komanit është vlerësuar si nga më të mirat në Europë ( madje edhe në botë) nga një prej portaleve më prestigjozë në Britani, Brandt Guide. Vlerësohet si një nga turet klasike me anije me panoramë ndër më të mrekullueshmet, pas asaj të Hurtigrutalong në brigjet norvegjiane si dhe atij nga Puerto Montt në Puerto Natales në Kili. Liqeni i Komanit është pjesë e një sistemi gjigand hidroenergjetik të ndërtuar në vitin 1970 – 1980.
Nga Bajram Curri është vetëm 30 minuta larg dhe mund të arrihet me minibus ose me taksi e cila nuk kushton më shumë se 5 euro. Brandt Guide shkruan se kjo është një nga guidat që nuk duhet të humbet nga ata që janë të pasionuar pas këtyre atraksioneve turistike.
Liqeni i Komanit, mund të arrihet edhe përmes Kososës në pjesën perëndimore të saj, 50 kilometra udhëtim me makinë përmes kufirit me Gjakovën. Sugjërohet që turistët mund të zgjedhin të marrin një makinë me qira në Prishtinë nëse gjenden në Kosovë ku çmimet variojnë nga 30-40 euro, shifër kjo e ngjashme edhe me tregun në Shqipëri.
Udhëtimit me traget nëpër Liqenin e Komanit mund t’i shtohet edhe guida në Valbonë që njihet si zonë me tradita të paprekura nga modernizimi, si dhe për shijen e mrekullueshme të ushqimeve bio.