Një shtetas shqiptar nga Lazarati është ekstraduar nga Milano, pasi ishte në kërkim për prodhim e shitje të narkotikëve dhe të armëve luftarake.
Procedimi penal ndaj Qerim Rabaj, 53 vjeç, ka filluar që më 24 qershor 2014.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar 1 presë metalike me pompë hidraulike me manometër për presimin e lëndës narkotike, 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 8 tubeta qelqi të mbushura me fara të dyshuara të bimës kanabis sativa, 3 kasaforta metalike të mbyllura, 2 pajisje për filtrimin e ujit, 5 kamera vëzhgimi dhe 1 monitor, 1 autoveturë e markës “BMW” me targa AA 550 FD”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali.