“Të dalim nga sherri i përditshëm. Të mos gënjejmë më veten dhe shqiptarët”.
Kështu u shpreh sot kryeministri Edi Rama në Kuvend teksa foli për procesion integrues të vendit në Bashkimin Evropian.
“Kur ngrihet pyetja a është gati Shqipëria për negociatat, duhet pyetur edhe për çfarë dhe me kë të jetë gati? Sot cilido nga vendet e BE-së që është integruar pas rënies së komunizmit, nëse do të ishte sot në situatën tonë, nuk do të futej dot në BE. Sepse sot Bashkimi Evropian nuk ka në axhendë kryesore zgjerimin, por daljen nga një situatë që e ka vendosur në pozitë me fuqitë e tjera. Dhe sot debati mes Francës dhe Gjermanisë me ato që nuk e duan zgjerimin, nuk varet me Shqipërinë” – tha kryeministri.
Ai tha se është e rëndësishme të mos bëhet politika mizerable e ditës në lidhje me këtë çështje. Sipas Ramës, Shqipëria sot është shumë përpara vendeve të tjera kur iu çelën negociatat apo kur u anëtarësuan.
/javanews/a.r