Qindra oficerë policie demonstruan në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë së Veriut për të kërkuar rritje të pagave dhe kushte më të mira pune.
Sindikata e policisë, e cila organizoi protestën, e ka bërë të ditur që synon të arrijë një marrëveshje kolektive për policinë e burgjeve dhe atë të pyjeve.
Ajo njoftoi edhe për manifestime të tjera në ditët në vijim.
/a.r