Aktori i që luan Agjentin 007, Daniel Craig, ka treguar se si u tërbua kur një burrë i kapi të dashurën nga prapa në një bar
Skocezi thotë se, ndryshe nga personazhi që luan, ai është tip i qetë dhe përpiqet ta shmangë dhunën.
Por pranon se asnjëherë nuk i ka pëlqyer kur meshkujt e tjerë ia hanë me sy të dashurën dhe e humbi kontrollin kur njëri e kapi nga prapa, kur ishin me pushime në Francë.
“Isha në një bar në Francë, kur njëri e kapi të dashurën time nga prapanica. Fluturova përmes barit dhe e ngrita në ajër për fyti. Tani jam më i lumtur nëse e zgjidh me fjalë”, thotë 47-vjeçari.
Ai është i martuar prej katër vjetësh me aktoren Rachel Weicz.