Një ngjarje e rënda ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Një grua 42-vjeçare është hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja S. H., 42 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku dhe po punojnë për zbardhjen e rastit. /l.m