Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Sipas njoftimit, për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave do të ketë stakime energjie në rrugën “Kel Kodheli”, “Kongresi i Lushnjës”, zona pranë Veve Center, Rruga e Dibrës, Rruga e Barrikadave, rruga “Bardhok Biba” etj.
Njoftim për abonentët Tiranë
Stakim i datës 3 Tetor
Për shkak të punimeve të planifikuara në kuadër të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 3 tetor do të stakohet energjia në disa zona
09:00-11:00
rruga e Kavajës, rruga “Kel Kodheli”
11:20-15:00
rruga “Kongresi i Lushnjes”, rruga “Ylbere Bylykbashi”
13:00- 15:00
rruga “Urani Pano”, prane Veve Center.
09:00-15:00
rruga e Dibrës, rruga e Barrikadave, rruga “Ibrahim Buzhiqi”, rruga “Dervish Hekali”, rruga “Riza Cerova”, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Shemsi Haka”
10:00- 12:00
rruga “Dervish Hatixhe”, rruga “Bardhok Biba”