Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të madhe të mbjellur me ullinj, por edhe kullota, në një fshat të Vlorës.
Plot 5 mijë rrënjë ullinj të mbjellë në një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë janë shkrumbuar thuajse plotësisht pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Risili në Vlorë.
Flakët favorizohen nga era e fortë bëjnë me dije banorët e zonës.
Tre autobote dhe 20 punonjës zjarrfikës janë në terren për shuarjen e zjarrit të mbështetura dhe nga banorët e zonës që po u vijnë në ndihmë.
Nga informacionet paraprake, raportohet se nuk ka rrezik nga zjarri për banesat që ndodhen aty pranë.
g.kosovari