Një 70-vjeçare është ndarë nga jeta në spitalin e Fierit të enjten në mëngjes dhe familjarët e saj akuzojnë mjekët si shkaktarë.
E ndjera Sulka Dulevic ishte nga fshati Rreth Libofshë.
Djali i saj thotë se nëna e tij ishte e shtruar për rreth dy javë në QSUT për një infeksion në lëkurë.
Pas kthimit në shtëpi u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin e Fierit, ku humbi jetën pas tri ditësh.