Zjarr në katin e katërt të një pallati në Korçë. Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi në lagjen nr.4 të Korçës.
Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur persona brenda banesës. Ndërkohë që raportohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
g.kosovari