Detaje tëreja janë publikuar sot nga policia greke per operacionin e madh te sekuestrimit te mbi 1 ton droge dhe prangosejs se sfakisteve shqiptare qe e transportonin me dy gomone.
Ne nje deklarate per mediat, policia greke ka bere me dije se “Behet fjale per shkaterrimin e nje rrjeti kriminale te trafikut te marijuanes nga Shqiperia ne Turqi dhe trafikut te heroines nga Shqiperia ne Turqi”.
Po ashtu, Policia greke ka shpërndare dhe nje harte ku percakton Vloren si pikënisje te dy gomoneve, ndërkohë që 2 trafikantë janë ende në kërkim. Nga harta në fjalë thuhet se dy gomonet u nisën nga Vlora më 24 shtator.
Sipas policise, “Ne daten 25 shtator jemi njoftuar per dy gomone qe po tentonin te transportonin droge ne brigjet e Turqise. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avione te FRONTEX ne verilindje te detit Egje. Operacioni rezultoi ne kapjen e nje gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin ne te, te moshes 25, 42 dhe 42-vjec. Ne daten 29 shtator, u zbulua nje gomone tjeter me nje shtetas ne te ne zonen detare te Agistrio. U arrestua skafisti 35-vjec. Per te njejten ceshtje jane ne kerkim edhe dy shtetas te tjere”- thekson policia.
Sipas saj, “u arrit te krijohej profili i ketij grupi kriminal. Ata zgjidhnin gomone qe kane mundesi te transportojne sasi te medha droge, motorre te shpejte dhe skafiste te zote. Ata zgjidhnin te lundronin ne dite me vranesira dhe erera te forta dhe det mbi 5-6 balle”.
Me tej, policia ben me dije se ne daten 30 shtator, ne ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane. Aktualisht, 3 te arrestuarit e pare kane marre masen e sigurise “Arrest ne burg”.
Gjithashtu policia greke ka shperndare dhe nje harte ku percakton Vloren si pikenisje te gomoneve.
g.kosovari