Një nga sopranot më të njohura amerikane të shekullit 20, Jessye Normanka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare.
E lindur në Augusta, Georgia, Norman ishte një nga këngëtaret e rralla me ngjyrë që arriti famë në botën e operas.
Ajo u vendos në Evropë në vitet 1970, ndërsa debutimin e saj në Opera Metropolitane në New York më 1983.
Norman vdiq në një spital të New York nga shoku septik, thanë familjarët e saj.
Lindur më 15 Shtator 1945, Norman u rrit në një familje artistësh amatorë dhe këndoi në kishë nga mosha katër vjeçare. Ajo fitoi një bursë për të studiuar muzikë në kolegjin historik të Howard në Uashington DC përpara se të shkonte në Konservatorin Peabody dhe Universitetin e Miçiganit.
“Nuk më kujtohet një moment në jetën time kur nuk isha duke u përpjekur të këndoja,” i tha ajo NPR në një intervistë në 2014.
Ajo bëri debutimin e saj të operës në Berlin në 1969, dhe interpretoi në të gjithë kontinentin. Norman këndoi në inaugurimet presidenciale të Ronald Reagan dhe Bill Klinton, dhe në festimet e 60-vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Elizabeth në 1986./ l.m