Klubi i Tiranës ka pezulluar drejtorin e stadiumit “Selman Stermasi” Ksenofon Haskoçela. Incidentet e ndodhura na derbin e fundit mes Tiranës dhe Partizanit (1-2), ku tifozët u përplasën mes tyre, ka bërë që shumë gjëra të “lëvizin” dhe shumë pamje të publikohen.
Gjithçka ndodhi për faktin se tifo-grupi “Capital Crew” kishin përgatitur një plan të rrezikshëm, që për fatin e mirë nuk u realizua. Në gropat që ishin hapur në afërsi të tribunës së tifozëve të Partizanit, ku kishte një sasi të konsiderueshme me fishekzjarre, në rast shpërthimi mund të shkaktonte dëme të paparashikueshme.
Ky është një incident që vë përpara përgjegjësisë kryesore drejtorin e stadiumit “Selman Stermasi”, Ksenofon Haskoçela. Të tjera zhvillime priten në lidhje me këtë çështje. /l.m