Tetori ka nisur me vrasje, pasi një atentat i rëndë ka ndodhur në Lushnje. Maskat kanë ekzekutuar me kallashnikov një Besmir Hidën, një 43-vjeçar nga Lushnja. Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në një lokal në lagjen ‘Gafurr Muça’ ku ka qenë i vetëm duke konsumuar kafenë e mëngjesit.
Viktima është gjetur i shtrirë, në katin e dytë të lokalit, ndërkohë që dëshmitarët kanë parë autorët me maska të largohen me një makinë të vogël.
Hida është i njohur si tregtar makinash në qytetin e Lushnjes. Më herët ai i ka shpëtuar një atentati me eksploziv.
Hida e kishte parkuar makinën para banesës, por nga shpërthimi i tritolit asokohe nuk pati dëmë në njërëz, por vetëm materiale. /l.m