Një student nga Irlanda ka “vjedhur” para nga një mashtrues në internet.
Kjo është hera e tretë që Ross Walsh, një 22 vjeçar i cili studion në universitetin Limerick në Irlandë, ka detyruar një mashtrues t’i transferojë para e më pas ia ka dhuruar për bamirësi.
Disa ditë më parë, Ross ka marrë në e-mail nga një person me emrin Solomon Gundi i cili pretendonte se ishte biznesmen dhe se donte të frymëzonte të rinjtë për të investuar në aksionet e bznesit të tij.
Ai i kërkoi 1000 dollarë që Ross t’ia kalonte në llogarinë e tij. Por studenti u tregua i gatshëm që të investonte 50.000 dollarë por si fillim ai kërkoi 28 euro nga Solomon në mënyrë që mos të tërhiqte vëmendjen e taksave online.
Pasi mashtruesi i dha studentit 28 dollarët, ky i fundit ia dërgoi një shoqate për kurimin e kancerit dhe ia tregoi Solomonit.
“Unë do t’i dhurojë këto para gjithmonë për një kauzë të mirë sepse e di që janë paratë e dikujt tjetër” – shprehet Ross.
Ross shprehet se nuk i ka denoncuar në polici këto raste. Ai gjithashtu tregon se Solomon e mbylli llogarinë e tij.