Detaje të reja kanë dalë nga gomonia e ndaluar me drogë në brigjet greke me drejtues shqiptar.
Sipas gazetës greke “Protothema”, policia ka marrë në pyetje shqiptarin, i cili ka zgjedhur të mos flasë, ndërsa hetuesit janë shprehur se gomonia është e të njëjtit grup, i cili u ndalua më 25 shtator në tentativë për tu futur në ujërat turke.
Nga hetimi është zbuluar gjithashtu se droga ishte fshehur në Sporadhes.
Sot në mëngjes nisën kërkimet në shpellat e zonës dhe u arrit të zbulohej lënda narkotike, e fshehur në ishullin e vogël të Piperit. /l.m