Kur ngelen edhe pak ditë nga publikimi i raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias në lidhje me verifikimin e veprimeve të presidentit Ilir Meta as i takon zhdekretimit të 30 qershorit, grupi parlamentar i PS-së vjen me një vendim.
Gjatë mbledhjes së sotme, grupi i PS-së vendosi që mazhoranca të përfaqësohet nga Taulant Balla në mbledhjen e ‘Venecias’. Ky i fundit do të mbrojë kërkesën e mazhorances për shkarkimin e Presidentit Meta.
‘BalkanWeb’ publikon detaje të tjera nga diskutimi në mbledhjen e sotme të Grupit të PS-së. Mësohet se Taulant Balla gjatë fjalës së tij u ka kërkuar deputetëve të PS-së që të zbresin në terren ku të ndjekin nga afër problemet në zonat e prekura nga tërmeti.
Kujtojmë se në një raport paraprak, Komisioni i Venecias i cilësoi tejkalim kompetence kushtetuese veprimet e Metës në lidhje me datën e zgjedhjeve, vendim që shkaktoi debate të mëdha mes kampeve politike.
g.kosovari