Mediat në Kovovës kanë publikuar sot videon e sherrit mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7.
Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike pas debatit në Pressing, i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit ka vijuar dhe pas daljes nga studio dhe siç shihet nga kamerat e sigurisë ata janë qëlluar me grushte.
/a.r