I dashuri i modeles Trejsi Sejdini, Leonard Duka është një nga 8 personat që është shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.
Emri i Dukës nuk është i padëgjuar për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë pasi në prill të këtij viti, 37-vjeçari u arrestua pas një super aksioni të policisë.
Pas një dosjeje tepër sekrete, të dërguar prej Agjencisë Gjermane Anti-Trafik (AGJT), policia shqiptare, mbikëqyrur nga agjentët special gjermanë dhe nga DEA-Amerikane, realizoi aksionin anti-drogë, me arrestimin e grupit “Duka” në Tiranë, i skeduar e faktuar, si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani, duke prangosur 4 persona.
Ditën e sotme, policia ka sekuestruar edhe disa nga automjetet që u përkisnin personave të shpallur në kërkim.
Mësohet se dy prej tyre makinave, Audi A8 W10 e blinduar që kap vlerën 300 mijë euro dhe automjeti Mercedes Benz, GLE V8 biturbo, që kap një vlerë rreth 100 mijë eurove janë në zotërim të Leonard Dukës.
Makina Mercedes Benz, GLE V8 biturbo ai ia kishte bërë dhuratë disa kohë më parë të dashurës së tij, Trejsi Sejdini. Ish-miss Univers Albania 2018, Trejsi Sejdini ka publikuar edhe disa foto në rrjetet sociale me këtë makinë. /TemA