Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka qenë i ashpër në reagimin e tij, lidhur deklaratat që kanë pasuar publikimin e draft-rezolutës të Komisionit të Venecias.
Në reagimin e tij, ku nuk mungojnë etiketime si “idiotë”, ” të sëmurë psiqik”, në interpretimin e Vasilit, Komisioni i Venecias nuk thotë gjëkundi se “Meta ka shkelur Kushtetutën”, e ndërsa sipas tij, po përdoret për të kamufluar kapjen e një sasie prej 137 kg kokaine në portin e Durrësit.
“Të dashur idiotë! Boll u përdrodhët dhe boll u përvodhët. Merruni me zhdukjen e kokainës nga kontenieret se nuk ju ndihmon dot Venecia. Në asnjë rast Venecia o idiote nuk ka thënë gjëkundi që presidenti ka bere shkelje(violation)të kushtetutes apo afateve kushtetuese. Mësoni si shqipërohet “exeedings” o të sëmurë psiqike se na e shpifët me shkollëpakësinë tuaj”, shkruan Vasili.
g.kosovari