Një anije me 538 pasagjerë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Igoumenitsa, Greqi. Sipas mediave greke, anija “Olympic Champion” e cila ishte nisur për në Venecia, është përfshirë nga flakët sapo është larguar nga porti.
Flakët u shuan nga sistemi automatik i shuarjes së zjarrit, ndërsa anija u kthye sërish në breg. Tre prej udhëtarëve u dërguan në spital, dy prej tyre me probleme me frymëmarrjen dhe një 80-vjeccar gjerman, i cili mori djegie të lehta në këmbë.
“Të gjithë pasagjerët janë të sigurt. Përpjekjet e koordinuara të ekuipazhit dhe Autoritetit Portual kanë dhënë rezultatet më të mira “, ka shkruar Ministri i Detarisë Yiannis Plakiotakis në Facebook.
Nga flakët u dogjën plotësisht disa prej kamionëve ndërsa të tjerët kanë pësuar dëme serioze në mallrat që transportonin.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
g.kosovari