Charles Leclerc me Ferrari siguroi sot pasdite “pole position” në pistën e Sochi, i katërti radhazi për të. Piloti monogask do ta nisë nga vija e parë e startit garën e nesërme, të vlefshme për Çmimin e Madh të Rusisë në Formula 1.
Leclerc dha kohën 1’31”628, duke lënë pas me gati gjysmë sekondi më shumë Lewis Hamilton me Mercedes. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua makina Ferrari e Sebastian Vettel.
Vetëm i katërti Max Verstappeen me Red Bull, që do të vuajë një penalitet prej 5 pozicionesh për shkak të disa modifikimeve në motorin Honda.
Ndërsa Valtteri Bottas, me makinën tjetër Mercedes, u rendit në vendin e pestë. Gara e nesërme në Sochi do të zhvillohet në orën 14:10.
CLASSIFICATION: END OF QUALIFYING
Confirmation of @Charles_Leclerc‘s fourth pole in a row, and sixth overall this season 👀👏#RussianGP 🇷🇺 #F1 pic.twitter.com/eIE6s9e4iC
— Formula 1 (@F1) September 28, 2019
g.kosovari