“E kisha ndier se mund të arrestohesha. Një sërë gjërash më bënin të mendoja ashtu.
Përmend këtu prononcimin e kryeministrit serb, Vuçiç, ditën e arrestimit tim.
Ai thoshte se pjesëmarrja e tij në stadium varej nga personat që do të ishin në “Elbasan Arena”.
Kjo është deklarata e Ballist Morinës në një intervistë për gazetarin Ylli Rakipi nga qelia.
Më pas ai shprehet se “Unë jam shkaku, ose siç thuhet në gjuhën popullore, “sebepi”, i gjithë asaj që ndodhi mbrapa.
Jo vetëm do kisha qenë pjesë e asaj ndeshjeje në Elbasan, si lojtar i 12të, duke përfaqësuar edhe “Tifozët Kuq e Zi”, por do kisha dashur të mos privohesha nga festa e madhe e kualifikimit” deklaroi ai më pas.