Kryetarja e Lëvizje Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar foton e kryeministrit Rama dhe bashkëshortes së tij me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Sipas saj, këtë vit, Ramës ia la Meta radhën për të shkuar në takimin e OKB-së, pasi ashtu qshtë marrëveshja.
Kryemadhi tha se foto është pjesë e protokollit të aktivitetit të zhvilluar nga OKB. Ajo vlerësoi si shumë të rëndësishëm takimin e Ramës me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Për mua fotografia e çiftit të kryeministrit me çiftin presidencial është pjesë e protokollit të ceremonisë së Kombeve të Bashkuara, sepse ai është mikpritësi.
Nuk ka asnjë të keqe, sepse është një moment që presidentit të Amerikës i vjen në mendje që ekziston një vend i vogël si Shqipëria.
Ne kemi një marrëveshje që një vit shkon presidenti dhe një vit kryeministri, por takimi me kryeministrin grek ka qenë i rëndësishëm për shqiptarët, sepse Greqia pas kaq vitesh ka filluar të mbajë një pozicion shumë agresiv. Ne kuptimin radikal në lidhje me Shqipërinë për procesin e hapjes së negociatave dhe për mua kjo është më e rëndësishme”, tha Kryemadhi.
/a.r