Më 14 korrik 2002, një militant i ekstremit të djathtë u përpoq të vriste presidentin Jacques Chirac, gjatë paradës tradicionale ushtarake, në Champs-Elysees, në Paris.
Maxime Brunerie, 25 vjeç, nga rreth 150 metra larg presidentit, në mes të turmës së spektatorëve, mori shenjestër në drejtim të presidentit.
Gjuajtja e tij u shmang nga një turist alsasian, Jacques Weber. Ai u çarmatos nga të pranishëm të tjerë dhe policia.
Presidenti nuk e mori vesh se çfarë ndodhi.
/a.r