Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherësh deputete e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi përshëndeti vendimin e Bundestagut gjerman për fillimin e bisedimeve.
Përmes një reagimi, Hysi thotë se ky dokument i hap rrugën Shqipërisë drejt vendimit të Këshillit Europian më 18 tetor.
“Bundestagu votoi për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke miratuar dokumentin që i hap rrugën votës pro të Gjermanisë në Këshillin Europian në 18 tetor 2019. Faleminderit”, -tha Hysi.
/a.r