Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, në bashkëpunim me institucionin homolog Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të shfaqin nesër në Tulla Nouvelle filmin “Kali i Kuq” nga Stole Popov.
”Bazuar në romanin me të njëjtin titull të Tasko Georgievski, kjo histori ballkanike sa emocionuese aq edhe argëtuese, shënon filmin e parë të gjatë të S. Popovit, si dhe një nga personazhet më të spikatur të aktorit të mirënjohur Bata Zhivojinoviç”, tha ministrja e Kulturës. Rlva Margariti.
Duke ftuar artdashësit të ndjekin shfaqjen e filmit, Margariti kujton se pelikula përbën një xhevahir të humbur të kinematografisë së rajonit tonë, që fillon në Shqipëri e një pjesë u xhirua edhe në Kinë.
“Kjo shfaqje është pararendëse e retrospektivës së filmave Maqedonas që arkivat e dy vendeve tona po përgatisin” shprehet ministrja.
/a.r