Seanca plenare e së enjtes në parlament është e mbushur me gjithcka, nga debatet, replikat e njëpasnjeshme, akuzat, kundërakuzat, batutat, por risia e seancës së sotme ka qenë vjersha.
Fillimisht ishte kryeministri Rama që iu recitoi një të tillë deputetëve demokratë.
Vjersha e Ramës
O i shkretë i punëtuar
Jep e merr me këmbë e duar
Bam me këmbë e bam me duar
O i shkretë i punëtuar!
Përgjigja e Edmond Spahos
Vjersha e Spahos
Rroftë Edi Rama, rroftë,
Shakaxhiu i përparimit,
Brez pas brezi u kujtoftë,
Si stërnipi i Nastradinit