Cristiano Ronaldo është kthyer normalisht në stërvitje, duke u përgatitur për sfidën e kësaj fundjavë, atë ndaj Spal, në Serie A.
Sulmuesi portugez nuk luajti në ndeshjen e mesjavës, atë ndaj Brescia dhe nuk shkoi në ceremoninë e çmimeve të “The Best”, duke bërë me dije se vuan nga një lodhje muskulore, për shkak të ndeshjeve të njëpasnjëshme të luajtura brenda një jave.
Ndërkohë që Alex Sandro ka munguar në këtë seancë stërvitore, me motivin për arsye familjare dhe mendohet se braziliani nuk do të jetë as për ndeshjen e radhës.
/a.r