Monaco Yacht Show është një nga panairet më të rëndësishme të nautikës botërore, ku ekspozohen jahtet më luksozë dhe teknologjike në botë.
Por vëmendja e të gjithëve ishte tek projekti i kompanisë holandeze Sinot, që paraqiti jahtin “Aqua”.
Mjeti lundrues, i gjatë 112 metra, bazohet në një teknologji me hidrogjen, që do të ruhet në dy depozita prej 28 tonelata secili, në një ambient -253 gradë, që sipas projektuesve garantojnë 6000 kilometra autonomi.
“Aqua” sipas projektit pothuajse fantastiko-shkencor mund të mirëpresë 31 persona të ekuipazhit, dhe 14 miq që mund të shfrytëzojnë palestrën, sallën e masazheve dhe pishinën me formë ujëvare.
Luks dhe teknologji, që shpreson të ketë financimet e duhura për t’u konkretizuar. /l.m