Policia metropolitane në Londër ka shkatërrruar një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në shitjen e më shumë se 23 kg kokainë.
Bestar Karanxha, i njohur edhe me emrin Joszef Fedak, pranoi akuzat si i përfshirë në shitjen e drogës së klasit A dhe u dënua me 16 vite burg. Po ashtu ai u dënua edhe me 12 muaj burg shtesë për përdorim të një pasaporte të falsifikuar.
Adriatik Karanxha, që përdorte edhe emrin Otto Kovacs, u dënua me 9 vite burg.
Hassan Mezini, një tjetër antar i grupit kriminal, iu shqiptua dënimi i 8 viteve burg.
Edhe Serxhio Omeri do të dënohej me 8 vite burg.
Një dënim më i lehtë prej 3 vite e 6 muaj burg iu lexua Akanto Prapajt.
Ky grup kriminal raporton Top Channel, do të arrestohej pas një hetimi të gjatë nga komanda e krimit të organizuar në policinë metropolitane londineze në qershor 2018.
Serxhio Omeri do t’i kapeshin 100.000 stërlina ‘cash’ dhe 8 kile kokainë si dhe disa telefona celularë. Ndërsa nga kontrolli garazhit iu gjetën edhe 23 kile të tjera kokainë.
Nga survejimi policor, Mezinit dhe Prapajt, tek sa udhëtonin me makinë, iu kapën 35.000 stërlina ‘cash’.
Bestar Karanxha dhe Adriatik Karanxha, të cilët u identifikuan si pjesë e këtij grupi kriminal, kur panë se pjesëtarët e grupit po arrestoheshin një e nga një ikën në Belgjikë.
Për llogari të këtyre hetimeve ata do të arrestoheshin në Antwerp për tu ekstraduar më pas në Angli ku edhe u gjykuan.