Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku merr pjesë në Asamblenë e 74-t të Kombeve te Bashkuara. Takimi me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis, rikthimi i idesë së Shengenit rajonal, vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave, reforma zgjedhore etj kanë qenë temat që ka prekur shefi i qeverisë shqiptare në intervistën e dhënë nga New Yorku.
Takimi me Trump: Patëm një bisedë të shkurtër se i tillë ishte formati dhe natyrisht inkurajuese sepse të dëgjoj “Shqipëria po ia del mirë” është kënaqësi.
Takimi me Mitsotakis: Ishte takimi i parë, një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar përpara një proces të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbartura dhe ka një dëshirë të përbashkët.
Rikthimi i idesë së Shengenit rajonal: Unë jam shprehur më herët dhe kam marrë akuza që e kanë lidhur me heqjen e kufirit me Kosovës, që është një prioritet. Na shtë dhënë mundësia në hapësirën që të jemi së bashku me presidentin e Serbisë dhe të Maqedonisë dhe kemi rënë dakord të të takohemi për të diskutuar për bashkëpunimin mes tre vendeve. Nuk është përjashtim për vendet e tjera. Ka një rëndësi të madhe nëse në bazë të kësaj marrëveshje të mundshme është heqja e kufijve për njerëzit dhe mallra.
/l.m
Vijon…