Një grua indiane ka lindur një vajzë me katër këmbë dhe tre duar.
24 vjeçarja Raju Gurjar lindi në orën 2:46 të mëngjesit të së shtunës në një spital në Tonk, Rajasthan.
Sipas mjekëve, ky është një rast i dy tripleteve të lindura natyrshëm që janë bashkuar.
‘Fëmija mashkull është normal, por femra është një rast i binjakëve të bashkuar’, thotë Dr. Rohitesh Meena, raporton Metro.co.uk.
Nëna nuk kishte qenë në ndonjë kontroll mjekësor gjatë shtatzënisë. Mjekët besojnë se duart dhe këmbët shtesë, të cilat janë ngjitur në barkun e vajzës, mund të hiqen me ndërhyrje kirurgjikale. /l.m