Pas tërmetit të fortë që goditi të shtunën Shqipërinë, Rita Ora ka bërë thirrje për ndihmë për familjet e prekura nga tërmeti me magnitudë 5,8.
“Një tërmet goditi Shqipërinë më 21 shtator, pranë Kosovës, vendit ku unë kam lindur. Jepni ndihmën tuaj! UNICEF qëndron pranë fëmijëve të prekur nga katastrofat, kudo ku ndodhen”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.
Tërmeti zgjati disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë tepër të forta. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, pak kilometra nga Durrësi.
Goditja e parë është pasuar nga një tjetër me magnitudë 5,2 që u regjistrua në orën 16:15. /l.m