Ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf e ka cilësuar tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, si një hap të parë që po shkon në drejtimin e duhur.
Ambasada gjermane ne Tirane ka reaguar pas mbajtjes se tryezes per Reformen Zgjedhore sot, thirrur nga OSBE, ku ishte e pranishme edhe opozita e re dhe ajo jashteparlamentare>
Me anë të një deklarate, ambasada thekson se kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë.
Më tej ambasadori Zingraf thekson se përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor.
“Tryeza e parë për reformën zgjedhore është një hap në drejtimin e duhur. Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithë-përfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, shkruan Zingraf.
g.kosovari