3 shqiptarë janë arrestuar në Tortozë të Spanjës, pasi kultivonin dhe trafikonin lëndëve narkotike.
Sipas medias spanjolle, ata kishin mbjellë një sipërfaqe me rreth 1.100 bimë të fshehur mes të mbjellave të tjera, e cila u pa rastësisht nga një qytetar.
Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin.
Në total pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro.
Autoritetet thanë se kjo është një ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara në vitet e fundit në Spanjë. /l.m