Shtyhet për në datën 3 tetor seanca gjyqësore për gjyqtarin Artur Malaj, kandidat për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatën Kushtetuese. Seanca do të mbahet në orën 10:00.
Shtyrja erdhi për shkak të mungesës së gjyqtarit në senacën e sotme Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin në Gjykatën Administrative të Apelit, Tiranë.
“Subjekti i rivlerësimit, Artur Malaj, nuk ishte i pranishëm në seancë për arsye shëndetësore. Bashkëshortja e tij i dorëzoi trupit gjykues një raport mjekësor dhe kërkesën e subjektit të rivlerësimit për të shtyrë seancën e planifikuar, për shqyrtimin e analizës financiare dhe administrimin e provave të depozituara në funksion të shqyrtimit gjyqësor” thuhet në njoftim.
Në seancë ishte vetëm Komisioneri Publik.
g.kosovari