Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona përgjatë 24 orëve, ndërsa akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Blutë e qytetit bregdetar njoftojnë se:
Gjatë 24 orëve të fundit, në vijim të punës intensive, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale. Arrestohet në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasi M.F., 30 vjeç, banues në fshatin Çeprat, Vlorë.Seksioni i Narkotikëve ka bërë të mundjen kapjen dhe arrestimin e tij në fshatin Llakatund të Vlorës pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, iu gjet e fshehur një sasi lënde narkotike prej 220 gramë e llojit çokollatë.
—-
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim Gj.E., 38 vjeç, banues në Vlorë.Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje” për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim.
Arrestohet në flagrancë për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi D.P., 37 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë “Pavarësia” Vlorë pasi ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr pa targa dhe pa leje drejtimi përkatës.Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.