Gjykata Supreme spanjolle hodhi poshtë ankesën e pasardhësve të Frankos dhe i dha dritën jeshile zhvarrosjes nga mauzoleumi të eshtrave të diktatorit, kërkuar nga qeveria socialiste e Pedro Sanchez-it.
Dominuar nga një kryq i madh, që duket nga kilometra larg, mauzoleumi monumental i Frankos ndan thellësisht Spanjën, 40 vjet pas vdekjes së diktatorit.
Franko, fitues i Luftës së përgjakshme Civile spanjolle, e urdhëroi ndërtimin e këtij monumenti në vitin 1940, duke pretenduar që ta bënte më vonë një vend pajtimi të të gjithë spanjollëve.
/a.r