Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sulmoi mediat gjatë një fjalimi që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i quajtur “gënjeshtra” raportimet për zjarret në Amazonë.
Një ditë pasi ai nuk pranoi të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, Bolsonaro e përdori fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, për të përsëritur se Brazili ka sovranitet në mbi 60 për qind të Amazonës. “Është e gabuar të thuhet se Amazona është pjesë e trashëgimisë botërore dhe është e gabuar të thuhet, siç pretendojnë shkencëtarët, që pyjet tona janë mushkëritë e botës”, tha Bolsonaro.
Rritja e shpejtë e zjarreve në rajonin e Amazonës këtë vit, ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare për shkak të ndryshimeve klimatike. Kritikat ndaj qeverisë së Bolsonar ishin të ashpra për, siç thuhej, dështimin për të frenuar zjarret. /Rel/