Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u zhvillua këtë të martë në kryeqytetin slloven të Ljubljanës u caktuan dhe tre stadiumet ku do të zhvillohen finalet e ardhshme të kompeticionit të UEFA Champions League.
Finalja e vitit 2021 do të zhvillohet në Rusi në stadiumin e Shën Petersburgut ku luan ndeshjet skuadra e Zenitit.
Finalja e edicionit të vitit 2022 do të luhet në Gjermani në “Allianz Arena”, impiant ku zhvillon ndeshjet kampionia e Bundesligës, Bajerni i Mynihut.
Ndërsa finalja e vitit 2023 do të bëhet në Angli në “Wembley Stadium” , ndërkohë sa i përket këtij sezoni finalja do të luhet në Turqi në “Atatürk Stadıum” në Stamboll.
Stadiumet ku do të luhet finalet e ardhshme të Champions League
2021 : Stadiumi i Shën Petersburgut, Rusi
2022 : “Allianz Arena”, Mynih, Gjermani
2023 : “Wembley Stadium”, Londër, Angli