Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pak kohë më parë u fol se mund të ishte shtatzënë. Ministrja dhe deputetja e PS-së, nënë e një vajze 4-vjeçe, konfirmoi se është në pritje të një fëmije të dytë.
E ftuar në Abc News” përballë gazetares së njohur Mirela Miroli, ministrja u befasua nga pyetja jashtë çështjeve politike, dhe konfirmoi se është shtatzënë.
“Kjo është e papritur, por këto janë punë të Zotit që nuk mund të parashikohen. Është lajm i mirë për ne patjetër, shkak për lumturi”, theksoi Spiropali.