“Arena Kombëtare” është në fazën finale të punimeve për të qenë gati në muajin nëntor.
Punimet kanë përfunduar thuaje të gjitha, dhe do jetë gati për duelin kundër Francës në muajin nëntor kur do të bëhet dhe inagurimi i impiantit më të ri jë kryeqytet.
Ndërkohë mbrëmë është bërë edhe testi i ndriçimit, që siç duket edhe në videon e publikuar nga FSHF dhuron një spektakël më vete.
“Arena Kombëtare” është nje impiant që i plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA, dhe është stadiumi i tretë në Shqipëri që do të presë ndeshjet e kombëtares pas “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit”.
g.kosovari