Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj përmes një postimi në “Twitter” thotë se kjo sasi reshjesh është sa për të gjithë muajt e fundit bashkë në Tiranë, ndërohë që bën apel për sa më shumë solidaritet.“Mgjes! Ka qene 1 nate sfiduese per TR me shi, sa gjithe muajt e fundit bashke.Ne zona informale me ndertesa nen nivelin e kolektoreve kemi probleme me ujin 🏚@BashkiaTirane ne gatishmeri! Si per termetet, do t’ia dalim dhe kesaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet ”, shkruan Veliaj.
Era e fortë ka shkaktuar edhe rrëzimin e disa pemëve, por punonjësit e të gjithë ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës kanë qenë në terren gjatë natës, dhe situata mëngjesin e së martës paraqitet më e normalizuar.
Sakaq, kryebashkiaku Veliaj thotë se po ndërhyhet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
“Shkollat jane hapur, Lana eshte ne shtrat dhe rruget qytetase jane te kalueshme, po heqim pemet e fundit nga stuhia.
Ne zonat informale ekipet e emergjencave po pompojne ujin nga shtepite nen nivel te kolektoreve. Çeshtje kohe sa te mberrijme tek secila. #Floods ”, shkruan ai. /l.m