Pas reshjeve të dendura të shiut, ditën e sotme pritet të ketë një përmirësim gradual të motit.
Mirëpo, sipas IGJEUM as sot nuk do të mungojnë reshjet.
Praashikimi:
Sot priten reshje intensive në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe lokalisht shumë intensive. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive. Ndërsa në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate të shoqëruara me stuhi në veriperëndim të vendit.
TEMPERATURAT
Sot (e martë, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 22 °C
në vendet e ulëta: 18 / 23 °C
në vendet malore: 13 / 20 °C.
ERA
Sot (e martë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.