Fredi Alizoti, i pandehur për akuzën e kallëzimit të rremë pasi tek audio-përgjimi pati rolin për të bërë zërin e Agron Xhafës vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa, ka rrëfyer se është ndier i kërcënuar nga ish-deputeti i PD Ervin Salianji i cili porositi edhe këtë skenar.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykatë, Alizoti ka zbuluar të tjera detaje, rreth dosjes së famshme “Babale”, ku ka hedhur akuza të forta në drejtim të ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Ai ka nxjerrë në pah edhe emra të tjerë të lidhur me këtë ngjarje, si Sali Lushaj apo Florenc Hoxha, që të dy pjesë aktive e botës së errët të PD. Ai konfirmoi se gjithçka ka qenë për përfitime politike nga PD për të sulmuar Fatmir Xhafajn si ministër.
Avokat Visha e pyeti Alizotin me kë është takuar, kur është takuar dhe ku është takuar. Në përgjigjen e tij, Alizoti konfirmoi takimet me personat e mësipërm si Sali Lushaj, Florenc Hoxha etj. Ai tha se është takuar me dhjetëra herë dhe është takuar tek PD, në lokalet aty, tek shtëpia e Sali Lushaj ngjitur me Vila Goldi etj. Alizoti kërkoi që të publikohet i gjithë përgjimi me Florenc Hoxhën ku ka bërë pazar dhe ai i ka thënë “hajde ta mbyllim me 50 mijë”.
Alizoti gjatë seancës u shpreh se: “Florenc Hoxha ishte sekseri i Salianjit. Më kërkoi të takoheshim për lekët nga 10-12 e natës , pas shumë këmbënguljeve të mia.
Aty u tremba sidomos kur më la vendin ku e vendosa të takohem se kisha frikë mos më vriste se është i rrezikshëm ai. Frika nga këta njerëz më çoi që më pas të shkoja te policia e të mbështetesha tek ata”, tha Alizoti.
Deshmia e plote
– Nga fillimi i janarit e vendosëm, realizimin e detyrës e kishte marrë ai përsipër, po kishte frikë ta bënte me njerëzit e gruas, se mos i dilnin llafe në Vlorë, e merrte vesh Agroni dhe e vriste.
A njihej realisht Albert Veliu me Agron Xhafen?
– Jo, me sa di unë vetëm numrin e telefonit i kishte, nuk kishte lidhje. (Tabukatet telefonike por edhe dëshmia e Agron Xhafajt e pranojnë njohjen mes tyre)
A kishte ndonjë arsye tjetër Alberti pervec perfitimit te Vlerës monetare për ndërmarrjen e kësaj iniciative?
– Përveçse do të fitonte 100,000 Euro, do të merrte dhe azil politik. Donte të ikte me se sbën nga Shqipëria.
Ke dijeni ti nese Alberti e ka marre pjesen e tij te €? Si ka mundësi qe ai nuk e ka përmendur asnjëherë faktin qe ke qene ti bashkëbiseduesi tjetër ne regjistrim dhe jo Agron Xhafa? Albert Veliu është shprehur disa herë si para organit të prokurorisë po ashtu edhe në media, madje si gjatë periudhës që ishte brenda territorit shqiptar e po ashtu edhe kur ishte jashtë.
– Unë me dyshimet e mia them se i ka marrë, unë nuk kam parë gjë, po them se i ka marrë. Më thoshte gjatë gjithë kohës prit prit se do i marrim, ai më mbajti deri në fund me fjalë, për vete mori lekët, mor azilin dhe mua më la. Gabimi im më i madh dhe faji im është që nuk e regjistrova dhe ta shihnit që çfarë më ka thënë.
Ke punuar, qoftë edhe i paregjistruar ne organet tatimore, gjate periudhës 2017-2018? Nëse po, ke qenë në punë në datat 14-05.01.2018?
– Jo jo, nuk kam punuar asnjëherë.
Gjate kohes qe organizuat planin per te qene ti aktori zëvendësues i Agron Xhafes, a menduat qe te kishit nje plan rezerve nese nga PD nuk do te merrnit shumen monetare te premtuar?
– S’kishim asnjë plan tjetër, asgjë. Ne na interesonte vetëm të merrnim lekët, këta të tjerët të hanin kokën me njëri tjetrin. Dhe gjithë kohës mendonim vetëm për lekët.
Deri ne momentin qe bere telefonaten te 129 kur dhe u rrefeve per rolin si aktor ne audiopergjim, ka pasur persona te tjere qe kane qene ne dijeni te ketij fakti?
– Asnjeri, përvec shokut tim nga Elbasani që e përmenda dhe nëseancën e kaluar (Çelik Biba)
Pasi audiopergjimi u be publik, ishit kurioz per te ndjekur ecurine e fatit te Agron Xhafes e vellait te tij Fatmir Xhafa dhe vete ceshtjes se audiopergjimit ne pergjithesi? Kryeministrin Edi Rama (ne daten 16.05.2018) e keni degjuar kur beri deklaraten se zeri tjeter nuk ishte ai i Agron Xhafes, por i nje aktori?
– Se kam dëgjuar fare, me tetë klasë shkollë jam unë.
Sa here e ke takuar shtetasin Nertil Mehmetaj, pronarin e lokalit ku punonte i biri i Albert Veliut? Ke bere biseda me te? Si e shpjegon faktin qe Albertin e njohu nga zeri ai kurse ty jo?
– Mund ta kem takuar mbi 6-7 herë që këtu e tri vite. Nuk kemi biseduar për gjëra me rëndësi, por muhabete si çuna. Se di pse ka njohur atë dhe jo mua.
E ke takuar ndonjehere Ervin Salianjin? Ne cfare kushtesh jeni takuar dhe ka pasur bisede mes jush? Pra nuk te ka thene gje per 200,000€?
– E kam takuar te Partia Demokratike, ka qënë së bashku me Gazmend Bardhin, thjesht ca bën si kalove, si i ke nga shtëpia. S’kemi biseduar ndonjë her për lekët , s’më ka thënë asgjë.
Perse ishe aq këmbëngulës për të telefonuar prokurorin Gentian Osmani? Per çfarë arsye doje ta takoje tej orarit zyrtar? A u paraqite ne prokurori te nesermen e telefonates sipas urdhrit te prokurorit? Perse nuk kerkoje prokurorin tjeter Perparim Kulluri?
– E kam pasur babain shumë sëmurë dhe nuk arrita ta takoja, prandaj e mora në telefon.
A ke qene ndonjehere informator i policise?
– Jo asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk do të bëhem.
Gjate deshmise e theksove me shume se nje here qe arsyeja pse telefonove 129 dhe deklarove qe je ti zeri tjeter kishte te bente me faktin qe je ndjere i perdorur dhe nuk u mbajt premtimi per 200,000€. Logjika ta do qe i perdorur mos jesh ndjere nga PD dhe Ervin Salianji ne vecanti per aq kohe sa ata nuk kishin dijeni per ekzistencen tende ne kete material, pra bie poshte pjesa morale ne veprimet e tua. Je i sigurt qe nuk ka pasur nje arsye tjeter perse ke bere dhe vazhdon te besh te njejtin deklarim ne lidhje me kete ceshtje?
– S’kam pasur asgjë tjetër, asnjë arsye tjetër, vetëm lekët.
Cili eshte shefi i madh qe ke takuar ti dhe kerkoje ta takoje serish?
– Për Ardi Veliun e kisha, drejtorin e përgjithshëm.
Ishte ne dijeni Ervin Salianji qe zeri yt eshte i ngjashem me Agronin?
– Nuk e di ishte apo jo në dijeni
Materialin qe fole e kishe te shkruar apo ishte bisede spontane? Nëse po, si është e mundur që në audioregjistrimin e transmetuar në media bashkëbiseduesi i Albert Veliut fliste rrjedhshëm ndërkoë që në regjistrimet që të janë bërë nga organi prokurorisë ti lexon me gërmëzim?
– Jo, jo, nuk e kishim të shkruar, ishte kshtu si të na vinte, e kishim biseduar më parë.
Per pjesen tjeter te investigimit që është transmetuar në media, a ke dijeni per ato persona që premtonin shitje të lëndëve narkotike? I njeh? Nese po cilet? Nese jo, pse nuk je perfshire ti te kjo pjese?
– Në kohën që është transmetuar nuk i kanë treguar Babales që do ta publikonin në kohën kur ka folur tek PD. ( Pyetje i referohet pjeses investiguese te gazetarit Olldashi ku persona te caktuar flisnin për trafik kanabisi, dokumentari i publikuar nga gasetari)
Kur ke hyre ne Ministrinë e Brendshme, kush te ka shoqëruar? Po ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit?
– Asnjëherë
A ka qene ne dijeni Ervin Salianji qe regjistrimi është bere nga ty dhe Alberti?
– Jo, më mbrapa e ka marrë vesh. E kam marrë në tel E. Salianjin, po nuk ma ka hapur. (nga tabulatet nuk rezulton që ta ketë telefonuar nr e Salianjit asnjëherë)
Personalisht a ke biseduar ndonjehere me Salianjin qofte dhe me telefon? Si eshte e mundur qe nuk e ke telefonuar asnjehere Salianjin qe supozohet qe ishte dhe ne borxh kundrejt teje e për më tepër nuk rezulton që të kësh kërkuar as numrin e tij të telefonit?
– E kam telefonuar, po nuk ma ka hapur.
Nese regjistrimi eshte bere ne janar, si ka mundesi qe nga janari deri ne maj nuk keni tentuar te kontaktoni asnjehere per te marre leket? Nga provat nuk rezulton asnjë telefonatë e vetme drejtuar Ervin Salianjit si nga Albert Veliu po ashtu edhe nga ty.Po ashtu nuk rezulton që t’i kesh kërkuar dikujt tjetër numrin e Ervin Salianjit siç ke bërë me Taulant Ballën?
– Ishte Florenc Hoxha bashkë me Sali Lushën që komunikonin. (Nga tabukatet rezulton që nê këtë periudhë Janar-Maj Salianji nuk ja asnjë thirrje me Lushën apo Florencin)
Si ka mundesi qe luften per te marre leket e nise pas publikimit te materialit? Pse nuk e kërkove në Janar deri nê Maj? Si ka mundësi që ti u shfaqe pasi Rama foli për aktor?
– Ngaqë prisja të më jepte Albert Veliu lekët, sic kishim rënë dakort. Ai iku ma punoi.
Kur ka shkuar në tualet Albert Veliu, para apo pas regjistrimit të bisedës? Se në deklarimet e bërë në prokurori ke thënë se ka shkuar para regjistrimit.
– Ka shkuar pasi të bëhej regjistrimi, po s’mbaj mend mirë mund të ketë shkuar dhe para dhe pas, unë nuk e pyes për ca shkove nëbanjo. (kishte debat për mospërputhje të deklarimeve)
Pas regjistrimit të bisedës, çfarë verpimesh keni kryer? I bie ka qenë data 16 janar 2018. Rreth cfarë ore keni shkuar tek selia e PD që Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin?
– Kam ardhur në Tiranë, po nuk e mbaj mend mirë, nga mbasditja, dhe kemi shkuar në selinë e PD. Unë kam ndenjur në lokalin e PD. Unë personalisht se kam takuar ndonjëherë Ervin Salianjin.