Nga Artur Ajazi
Lajmi i rremë që Çim Peka përhapi, dhe që fatkeqësisht e besuan edhe shumë banorë të Tiranë, natyrisht përbën një shkelje të etikës qytetare, dhe faj të rëndë gazetaresk. Lajmin e rremë të Çimit, e dënuan jo vetëm kryeministri Rama, por edhe opinion publik, duke e quajtur atë “një abuzim të shëmtuar me sentimentet njerëzore, në një situatë të tillë ku nevojitet më shumë se kurrë qetësia dhe normaliteti”.
Por si gjithmonë në mbrojtje të lajmeve të rreme të Çimit, dhe jo vetëm atij, ka dalë Doktorri PD, duke e quajtur “bastisje të narkoshtetit ndaj një redaksie që publikon vetëm lajme të vërteta”. Ka dalë si gjithmonë ai që ka 29 vjet që merr në mbrojtje lajmin e rremë, shkelësin e ligjit, abuzuesin e detyrës, dhunuesin e institucionit dhe shtetarit në detyrë, ka dalë të mbrojë si gjithmonë dhe ti bëjë “avokatin” atij që edhe në situata të tilla dramatike për shqiptarët, volli vrerin në portalin dhe televizionin e tij për të sjellë kaos, ankth dhe frikë.
Doktor ishte tërmet, dhe jo Gërdec dhe 21 Janar, që dole me vrap dhe more në mbrojtje 2-3 persona, që japin çdo ditë lajme të rreme, dhe që edhe në ditë të tilla ankthi për shqiptarët, nuk ngurrojnë të injektojnë çoroditjen tek ata, ishalla jo me porosinë tënde. Doktorr, ishte tërmet dhe jo Gërdec dhe 21 Janar, që nxitove jo për të shprehur inkurajimin me shqiptarët dhe mbështetjen për qeverinë, por për të mbrojtur lajmin e rremë, paçka se u krijua panik tek burra, gra dhe fëmijë , tek pleq të sëmurë, por ndoshta ty aq të bën.
Doktor, Çimi dhe jo vetëm ai, e katandisën SHQUP-in në organizatë partie, duke të mbushur mëndjen ty dhe Lulzimit se “PD vjen në pushtet me “lajme të rreme dhe shpifje”. Doktorr, iku koha kur ti, merrje në mbrojtje shkaktarët e Gërdecit që futën në dhe 26 burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm. Iku koha Doktorr, kur ti u dole barrikadë gardistëve dhe shefave të tyre, apo ish-ministrit tënd të Brëndshëm, i mbrojte ata me gjithçka kishe, duke shkelur ligjin, për ngjarjen makabre të 21 Janarit, dhe dënove qytetarët, gazetarët dhe prokurorët që bënin veçse detyrën.
Iku koha Doktor, kur i imponoheshe një grushti prokurorësh dhe gjyqtarësh plepaxhinj, që i urdhëroje me sms, apo me korrierët e PD, të jepnin vendime skandaloze. Iku koha Doktorr, kur gazetarët pranë oborrit tënd, gërmonin në arkivat e PPSh dhe ZP, për të gjetur ndonjë “fije” letre mes dosjesh për ata që kishin kurajon të dilnin nga rreshti yt. Iku koha Doktor, kur ti flisje për “10 mijë km rrugë të asfaltuara deri në majën e Tomorrit dhe Korabit” dhe këto ti besonte vetëm miku yt më besnik, Iliri yt, që sot është kreu shtetit. iku koha Doktor, kur mediat pranë oborrit tënd, bënin leckë, denigronin dhe damkosnin këdo (madje deri Heroin e Demokracisë) që fliste dhe dilte kundër zërit, fjalës dhe argumentit tënd.
Ky ishte tërmet Doktorr, dhe ti e di që tërmetin nuk e ndalon, dhe nuk e parashikon asnjë, dhe kjo vlen edhe për Çimin, Doktor. Ndaj mos nxito të akuzosh dhe përgojosh “narkoshtetin”, pasi në kohën tënde Doktorr, ti (gardistët e tu) do ti kishe thyer brinjët gazetarit për lajmin e rremë, ndaj në rast se nuk e mbështet, mos nxito ta pengosh, përgojosh, dhe akuzosh qeverinë dhe të “mbrosh” Çimin. Nuk të shkon në fund të karrierës të bësh “avokatin” Doktorr, mendo më mirë për pleqërinë tënde….
Po ca i thoni doktor ketij specie njerezore ne zhdukje! Pse ofendoni profesionin me fisnik!
Quajeni komunist-bolshevik dhe kaq!