Artan Fuga ka bërë disa reagime, pas terrorit mediatik që ndodhi mbrëmjen e së dielës.
Në një prej tyre, Fuga shkruan:
“Tërmeti po na bie në qafë, por duhet ta përballojmë me kurajo, me zemër të bardhë, me besim dhe mënçuri sa mundim!
Po budallallikut pas tërmetit çfarë t’i bëjmë?
Thonë se ndonjëherë në vende vullkanike që ne nuk jemi pas tërmetit plasin vullkanet, plasin edhe tubat e ujrave të zeza nëpër pallate kur pallati dëmtohet.
Por te ne çështja paraqitet ndryshe:
Po të shpërthejë kështu budallalliku, këtë qytetarët nuk ja kanë borxh kërkujt!
Kështu është kur hiqet filozofia nga kurrikula e shkollës së mesme dhe zëvendësohet me edukatën qytetare: Si t’i kalojmë vijat e bardha?
Si t’i duam kafshët!
Kështu është kur akademikët marrin honoraret dhe flejnë e dremisn nëpër shtëpira. O pikaaaaaaaa!
Kështu është kur i flet murit duke i thirrur ministrisë të arësimit : O shoqe kur do të vini lëndën për edukimin mediologjik në shkolla!
Pse përgjigjet muriiiii!
Kështu është kur statuset shoqërore janë bërë çorbë derri : ministri hiqet si ekspert gjeologjie, redaktori hiqet si veteriner, kleriku si astronom.
Shtypi politik si media e softneës.
Përmbahuni vëllezër!
Ka plas budallalliku ndërkohë që qytetarët duan këshilla të mençura! Kurajo, mbështetje!
Me sy ai dhe ajo dallon nëse pallatet kanë ose jo dëmtime strukturore!
Hajde strukturalizëm hajde!
Dhe u bien në qafë katër çunave dhe gocave të reja gazetarë se pa përvojën e duhur, nisur për t’i shërbyer qytetarëve, e tejkaluan atë që duhej të bënin. Nga zelli qytetar, pa të keq!
Mjaft o mjaft.
Si dikur në Mesjetë kur binte kolera në ndonjë qytet, kishte një dëshirë për të gjetur fajtorin dhe për ta linçuar dhe gjithmonë gjenin hebrenjtë e qytetit.
E gjetët kokën e turkut moooooo!
Hajde mbledhim mendjen si shoqëri dhe të gjithë bashkë të shohim të bëjmë më të mirën dhe mos presim kokat e turkut të hebrenjve si në Mesjetë”.(